Skuadrat të cmendura për Pogba, transferimi do të kushtojë 200 milionë euro

Sport

pogbaaaPol Pogba do të zhvendoset sezonin e ardhshëm nga Juventus te Mançester Junaitid për një vlerë bazë prej 100 milionë euro që do të shkojnë për klubin nga Torino. Kësaj vlere do t’i shtohen edhe 23 milionë euro si bonuse në varësi të paraqitjes së futbollistit në Mançester, si dhe një shumë të majme që do të shkojë në xhepat e agjentit milioner Mino Raiola.

Në bazë të kësaj kontrate, futbollisti francez do të veshë për 5 vjet fanellën e “djajve të kuq”, ndërsa do të përfitojë rreth 14 milionë euro në vit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shifrat e negociatave janë publikuar nga “Sky Sports”, duke iu referuar burimeve të afërta me bisedimet mes klubeve. Shifrat e negociatave duket se kanë detyruar edhe Realin e Madridit të tërhiqet nga interesi për lojtarin. Një negociatë, që përfshirë koston e transferimit për Juventusin dhe pagesën e lojtarit, do t’u kushtojë arkave të Mançester Junaitid rreth 200 milionë euro.

ME TE LEXUARAT