Gjykata Sportive CAS merr vendimin e rëndë: Skenderbeu pezullohet një vit

Kliko per me shume info

casGjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit sportiv CAS ka përjashtuar Skenderbeun për një vit nga të gjitha kompeticionet ndërkombëtare përfshi edhe Champions League.

Vendimi për skuadrën kampione të Shqipërisë është dhënë në Lozanë të Zvicrës pavarësisht se në Apelimin e vet Skenderbeu pretendoi se nuk ka lidhje me fiksimin e rezultateve në sezonin e kaluar.

Kliko per me shume info

skenderbeu2016Vendimi per pezullimin e Skenderbeut:
UEFA ka dhënë një dënim të rëndë për klubin e Skënderbeut të Korcës.

Një vit jashtë kupave të Europës. Pervec pezullimit 1-vjecar te skuadres korcare UEFA ka vendosur edhe penalitet financiar dhe mesohet se 100 mijë euro gjobë është ndëshkimi i vendosur.

Për dënimin e dhënë janë informuar edhe drejtuesit e klubit korcar të Skenderbeut.

Nderkohe lajmifundit.al citon se UEFA e njoftoi hetimin e saj disa dite me pare duke bere me dije se kishte mbledhur provat e saj dhe kishte kerkuar edhe informacione nga stafi drejtuesi i Skenderbeut para se te merrte vendimin ndeshkues ne lidhje me dyshimet per trukime ndeshjes./lajmifundit.al

Ndeshja per te cilen u Pezullua Skenderbeu:
UEFA ka shpallur si të trukuar ndeshjen Krusaders­-Skënderbeu 3-­2. Burime të sigurta të “Panorama Sport” treguan dje se klubi korçar është dënuar pikërisht për humbjen ndaj irlandezoveriorëve, një takim i vlefshëm për turin e dytë paraeliminator të Ligës së Kampioneve.

Ndeshja është zhvilluar më 21 korrik të vitit të kaluar, teksa skuadra irlandezoveriore ka arritur të përmbysë rezultatin vetëm në kohën shtesë. Deri në minutën e 92­ të takimi ka qenë 1­-2 për Skënderbeun, por në fraksion sekondash Krusadersi ka shënuar dy gola të shpejtë, duke çuditur madje edhe portierin vendës, që ka shpërthyer në akuza në rrjetet sociale pas ndeshjes.

Takimi ka pasur disa faza interesante, pasi që në minutën e 11-­të mbrojtësi Renato Arapi është ndëshkuar me karton të kuq. Mësohet se UEFA ka investiguar prej muajsh këtë ndeshje dhe ka arritur në konkluzionin se skuadra korçare ka pësuar gola të dyshimtë në kohën shtesë.

Lëvizjet e lojtarëve të Skënderbeut në fundin e lojës, veçanërisht atyre të repartit mbrojtës, kanë qenë objekt i pyetjeve të Komisionit të Etikës ndaj drejtuesve të Skënderbeut në seancën e zhvilluar pak ditë më parë. Gjithashtu, zyrtarët korçarë janë pyetur nga UEFA për kartonin e kuq të Arapit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here