Skandali "CEZ", Kastriot Ismailaj nxjerr fytyrën në publik për herë të parë!

Aktualitet

kassEdhe pse kundërshtoi praninë e kamerave, duke tentuar të largohet nga salla e gjyqit, ishte treshja gjykuese që urdhëroi efektivët e policisë të mos lejojnë largimin e Ismailajt nga salla e gjyqit.

I ndodhur në këto kushte, ai tentoi të fsheh fytyrën duke kërkuar nga gjykata që seance në ngarkim të tij, të zhvillohet pa pranin e kamerave. Kërkesën Kastriot Ismailaj e arsyetoi për faktin se nuk dëshironte të shafqej fizikisht në media.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por pavarësisht kërkësës së tij, gjykata vendosi të ndërpresë vazhdimin e seancës gjyqësore për shkak të mos paraqitjes së avokatitt mbrojtës. Mungesa e avokatit detyroi gjykatën të shty seancën për me datën 9 shtator kur edhe do të pyetën dëshmitarët e radhës të akuzës, shtetasit Romeo Kara me cilësinë e përfaqëuesit të OSSHE-së, Elvis Mataj si ish-drejtori i kompanisë DIA që administrohej nga i pandehuri Ismailaj dhe ish-kryetari i ERE-së Petrit Ahmeti.

Kastriot Ismailaj që nga muaji shkurt i këtij viti, po gjykohet pranë Gjykatës së Tiranës me cilësinë e të pandehurit për akuzat e “mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”, të dy këto vepra të kryera në bashkëpunim me persona të tjerë. Sipas akuzës, Ismailaj me anë të falsifikimit e mashtrimit ka arritur të përvetësoi nga kompania CEZ-shpërndarja rreth 5 milionë Euro.

Kjo shumë ka kaluar në llogari të kompanisë DIA, me arsyetimi se kompania e drejtuar nga Ismailaj kishte mbledhur borxhet nga debitorë të ndryshëm të CEZ-it. Për llogari të këtij procesi, atij civil ku kërkohet që Ismailaj të dëmshpërblej OSSHE-në dhe në bazë të ligjit antimafia të pandehurit I janë sekuestruar të gjitha llogarit bankare dhe pasurit që figurojnë në emër të tij dhe familjarëve të afërm. /ABC News/

ME TE LEXUARAT