Grushti i shtetit në Turqi, Rinasi anulon fluturimet drejt Stambollit

Kliko per me shume info

rinasTë gjitha fluturimet e planifikuara për sot nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit drejt Stambollit, janë anuluar.

Fluturimet ishin planifikuar për në orën 09:25 janë anuluar. Mësohet se fluturimet për në Antalia, nuk kanë pasur ndërprerje, pra janë kryer.

Kliko per me shume info

Zyrtarë nga aeroporti i Rinasit janë shprehur se fluturimet që kanë si destinacion Antalian vijojnë rregullisht, sipas orarit të planifikuar. Ndërsa ata për në Stamboll janë anuluar.

Situata në Turqi vazhdon të jetë e vështirë pasi një natë më parë forca të armatosura turke u përpoqën të rrëzonin qeverinë turke përmes një grushti shteti. Por në orët e para të mëngjesit të sotëm, qeveria njoftoi se grushti i shtetit kishte dështuar, ku u bë i mundur edhe arrestimi i më shumë se 1500 ushtarëve.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here