I riu shqiptar konsiderohet “i rrezikshëm për sigurinë publike” në Itali, ja emri

Kliko per me shume info

policia-italiQuhet Fortion Lusha, 28 vjeçari shqiptar i arrestuar nga karabinierët italianë më 16 korrik, në parkun e qytetit të Ravenës, Itali. Në momentin e ndalimit, i riu shqiptar kishte me vete një pistoletë, dy plumba të së cilës ishin shkrepur, ndërsa 4 të tjerë ishin në karikator.

28 vjeçari shqiptar u ndalua, pasi kalimtarët kishin njoftuar policinë për sjelljen e tij të çuditshme në park. Sipas policisë, ai vërtitej në park mjaft i tensionuar.

Kliko per me shume info

Ndërsa u përpoq që të hiqte qafe pistoletën para se të arrestohej, Lusha nuk ka pranuar të tregojë se nga kush e bleu atë.

Arma figuron e vjedhur që nga prilli i këtij viti, por nuk dihet si ra në duart e shqiptarit.

Në shtëpinë e tij, karabinierët kanë gjetur karikatorë me fishekë dhe shumë shkrime në gjuhën arabe.

Fortion Lusha ndodhej prej disa kohësh në Itali dhe punonte si murator. Ai rezulton të ishte frekuentues i rregullt i xhamisë në Ravenë, por presidenti i qendrës kulturore islamike të Ravenës, Ahmed Basel Abdelkader, ka deklaruar për mediet lokale se nuk e njeh të riun shqiptar.

Në deklarimet e tij në polici, 28 vjeçari ka rrëfyer se kishte dalë në park për t’u shfryrë duke shtënë disa plumba në ajër.

Ai është lënë në burg për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kërcënim”, megjithëse autoritetet italiane i tremben më tepër sjelljes së tij, të cilën e konsiderojnë “të rrezikshme për sigurinë publike”.

Sipas avokatit mbrojtës të shqiptarit, Lusha është person me sjellje problematike, por nuk ka lidhje me grupet radikale islamike apo ato xhihadiste.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here