Hiqeshin si turistë për të vjedhur, kapen shqiptari me dy të tjerë

Kliko per me shume info

grabitesitNjë shqiptar dhe dy persona të tjerë te dyshuar si bashkepunetore te tij janë ndaluar nga policia italiane, në zonën bregdetare të Jesolo.

Policia ka ndaluar një mjet me targa hungareze që drejtohej nga një 25-vjeçar shqiptar me inicialet G.E, rezident në Lazio. Ai shoqërohej nga një shtetas hungarez B.B 28-vjeç dhe një person tjetër i paidentifikuar.

Kliko per me shume info

Ndalimi i tyre u bë pas kallëzimit në polici të disa banorëve të zonës. Ata u kishin thënë policisë se këta persona hiqeshin si turistë, por në të vërtetë kryenin vjedhje me forcë.

Pas kontrollit në automjetin e tyre tip Peugeot, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një dorezë hekuri, një kaçavidë, një shufër metalike rreth 60 cm të gjatë, një pincë.

Këto paisje ishin në pronësi të 28-vjeçarit B.B, mbi të cilin rëndon akuza për mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe pajisjeve të tjera që shërbejnë për të kryer vjedhje. Ndërsa 25-vjeçari shqiptar, mësohet se ka refuzuar që t’i paraqesë policisë mjetin e identifikimit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here