Shtate persona arrestohen me 1.2 kilograme kokaine ne Tirane, ja emrat

Kliko per me shume info

droge-kokaineSekuestrohen 1 kilogramë e 257.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike “Kokainë” ne Tirane, arrestohen në flagrancë 7 shtetas.

Burimet zyrtare thane se Seksioni i narkotikëve ka finalizuar me sukses operacionin “Seven”, ku në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

Kliko per me shume info

• Sasia prej 1 kilogramë e 257.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike “Kokainë”.
• Sasia prej 41.4 gramë lëndë narkotike e dyshuar “Kanabis sattiva”.
• Shuma prej 12.800 euro.
• 15 Telefona celualare.
• 3 automjete.
• 2 peshore elektronike.

Arrestohen në flagrancë shtetasit:

1. Mikel Mitri, 45 vjeç, banues në Tiranë

2. Enea Mitri , 23 vjeç, banues në Tiranë

3. Donjet Zaloshnja, 33 vjeç, banues në Tiranë .

4. Selim Rama, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për disa vepra penale. Neni 283 dhe 236.

5. Aurel Kafeja, 26 vjeç, banues në Tiranë.

6. Indrit Barçi, 26 vjeç, banues në Tiranë.

7. Llazar Buhani, 53 vjeç, banues në Berat.

Finalizimi i këtij operacioni u bë pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ku për shtetasit e lartëpërmendur posedoheshin informacione se ushtronin këtë aktivitet të kundraligjshëm. Nga specialistet kundër narkotikëve është bërë e mundur kapja në flagrancë me një sasi lënde narkotike të dyshuar si “kokainë” dhe “canabis sativa” .

Materialet proceduriale i’u dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal “Prodhim dhe Shitje të narkotikëve në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve të lart përmendur

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here