21-vjeçari shqiptar zbulon pikat e dobëta, Samsung dhe antivirusi Avira

Kliko per me shume info

rio-sherri-420x23421-vjeçari shqiptar është shpallur fitues i Hack Day Albania, organizuar nga Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike.

Rio Sherri, ka arritur të zbuloi pikat e dobëta të dy nga sistemet më të mëdha në botë, telefonat Samsung dhe antivirusi Avira.

Kliko per me shume info

I riu i sapo diplomuar në degën informatikë pranë Univeristetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë, ka arritur të gjejë defekte në këto sisteme të mëdha, të cilët pastaj e kanë shpërblyer atë për ndihmën e dhënë.

Shumë pak kohë më parë ai ka zbuluar një aplikacion mobile, që ishte instaluar në telefonat Samsung dhe që lejonte që çdo përdorues që ishte në të njëjtën lidhje Wireless të merrte akses të plotë në telefonin e një përdoruesi tjetër.
Samsung mori menjëherë masat për ta rregulluar këtë dobësi, ndërsa i dërgoi Rios në Tiranë dhuratë një telefon Samsung Galazy S7 Edge.

Në të njëjtën kohë Rio Sherri gjeti një RCE (remote code execution) tek antivirusi: Avira free Antivirus i cili kishte impakt tek 500 milion përdorues. Avira e falenderoi duke i dërguar një shpërblim monetary

Ministrja Harito ka zhvilluar në mjediset e Innovation Hub një takim të veçantë me Rio Sherrin dhe disa prej të rinjve që janë të aktivizuar në këtë qendër. Ajo pasi e përgëzoi 21-vjeçarin për arritjet e tij duke nënvizuar rëndësinë që kanë sot sistemet e sigurisë kibernetike.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here