Masakroi italianin për qiranë e banesës, ja emri i shqiptarit

Aktualitet

carabinieri-formia1Është identifikuar shqiptari, i cili akuzohet se ka qëlluar për vdekje një 51-vjeçar italian, pas një sherri të ndodhur për qiranë e banesës ku jetonte emigranti.

Ai është identifikuar si, Përparim G., 39 vjeç, i cili në orët e para të ditës së mërkurë, vrau 51-vjeçarin italian Mauro Colantoni, në Tivoli, Romë. Mes tyre kishte lindur prej kohësh një konflikt, pasi shqiptari nuk i kishte paguar italianit qiranë e shtëpisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por kërkesa e fundit e italianit ndaj shqiptarit, rezultoi fatale. Përparim G., fillimisht kishte goditur italianin me grushte duke e rrëzuar në tokë. Pasi i ka vënë kokën sipër në trotuar, 39-vjeçar i ka rënë disa herë më shkelma.

Autopsia paraprake ka treguar se koka e 51-vjeçarit italian ishte shtypur nga goditjet, të cilat i kishin marrë jetën.

Shqiptari pas sherrit ishte larguar nga vendi i krimit në këmbë. Ai është arrestuar në një stacion autobusi, jo shumë larg nga vendi i ngjarjes.

Në momentin e arrestimit rrobat e Përparim G., ishin me gjak, e më shumë këpucët e tij. 39-vjeçari është një emër i njohur për policinë italiane, krime të mëparshme kundër personit.

ME TE LEXUARAT