Ja kush është shqiptari i arrestuar për terrorizëm!

Aktualitet

isis16Fortion Llusha, ky është 28-vjeçari shqiptar i arrestuar për terrorizëm në Ravena të Italisë. Ai u arrestua si dyshuar për lidhje me ISIS. Ditë më parë Llusha ka qëlluar me armë në një park publik.

Të alarmuar nga ky gjest, qytetarët të cilët ndodheshin në park kanë lajmëruar menjëherë policinë, të cilët më pas kanë bërë të mundur arrestimin e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediat italiane shkruajnë se i riu ishte mysliman dhe praktikant i rregullt i kësaj feje. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti mbishkrimin në gjuhën shqipe: “Allahu është i madh.”

Nga hetimet e para rezultoi se pistoleta e të riut kishte qenë e vjedhur, ndërsa ky i fundit nuk kishte mundur të japë arsye bindëse për tu vetëmbrojtur.

Ndërkohë tani dy prokurorët Valter Giovannin dhe Antonello Gustapane po analizojnë materialet që janë gjetur në dy telefonat e 28-vjeçarit./klan

ME TE LEXUARAT