“Cfarë ke që qesh”?! Shqiptari bën për spital italianin

Kliko per me shume info

punch-nose-8654193Një 38-vjeçar italian është goditur në rrugë gjatë natës së shkuar në Pescara, nga një person që dyshohet se është shqiptar.

38-vjeçari së bashku me një mikun e tij, pasi parkojnë makinën me të cilën udhëtonin, hasin në rrugë 4 djem, të cilët bisedonin mes tyre. Siç raportojnë mediat lokale, papritur, një prej tyre i drejtohet 38-vjeçarit me fjalët “pse qesh”, dhe i jep një goditje me grusht në fytyrë.

Kliko per me shume info

Italiani bie pa ndjenja në tokë, ndërsa miku i tij arrin të evitojë një grusht dhe i terrorizuar ia mbath. Me celularin e tij, më pas ai telefonon policinë.

Nga katër agresorët nuk ka asnjë shenjë, raportojnë mediat lokale, shkruan Syri.

Ndërsa, 38-vjeçari është transportuar në spital, ku do ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të dëmtimeve në nofull dhe frakturave në hundë. Miku i të plagosurit tha se katër djemtë flisnin italisht, por me një theks shqiptar ose rumun.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here