Shqiptarit që shpërndante euro false, i del “huq” me drejtuesin e policisë

Kliko per me shume info

SHQIPTARI-EURO-FALSO-ITALINjë shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet se shpërndante euro false. Emri i shqiptarit nuk bëhet i ditur, por mediat italiane kanë publikuar një foto të tij teksa futej në makinën e Policisë.

Shqiptari kishte vite që bënte këtë punë, ndërsa dyshohet se merr pjesë në një organizatë kriminale që falsifikon para.

Kliko per me shume info

Shqiptari qëlloi i pafat në tentativën e fundit për të blerë produkte me euro false. Në lokalin ku ai po tentonte të paguante me euro false ndodhej edhe një drejtues i policisë lokale bashkë me të shoqen. Në kohën kur pronari i barit konstatoi se eurot ishin false, drejtuesi i policisë ndërhyri për të arrestuar shqiptarin.

Ai ishte i shoqëruar me një grua, por kjo e fundit ka mundur që t’u ikë karabinierëve. Shqiptari vepronte më së shumti në zonën e Palestros. Hetimet për të vazhdojnë ende.

Gjatë arrestimit shqiptari nuk ka bërë asnjë rezistencë, ndërkohë që është shoqëruar për në makinën e policisë nën sytë kureshtarë të dhjetëra kalimtarëve.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here