Shqiptari “fast and furious” me policinë greke, kapet me 19 kg drogë

Aktualitet

policia-krege-ndjekNjë motor i cili vinte nga kufiri i gjelbër në Sarandë është ndjekur nga policia greke. Policia ka sinjalizuar që motori të ndalonte, por drejtuesi nuk i është bindur urdhrit të policisë greke.

Pas ndjekjes motori i cili drejtohej nga një 32-vjeçar u ndalua në Artë në zonën e Agia Anargiro. Gjatë kontrollit në motor ishin fshehur 19 kg marijuanë, e cila ishte e ndarë në 21 pako.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia vuri në pranga shqiptarin që drejtonte motorin, ndërsa një person tjetër i cili ishte pasagjer arriti të largohej me vrap, ndërsa uniformat blu janë vënë në ndjekje të tij.

ME TE LEXUARAT