Angli, adoleshentët vrasin e djegin në makinë 30-vjecarin nga Shqipëria

Aktualitet

vilson-meshiNgjarje e rëndë në Essex të Britanisë së Madhe ku një shqiptar është gjetur i pajetë në makinë. Automjeti nderkohe ishte shkrumbuar.

Vilson Meshi, 30 vjeç mesohet se eshte viktima qe u gjet brenda një makine Audi A4 të dëmtuar nga flakët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Referuar analizave pas vdekjes rezultoi se ai kishte vdekur nga thithja e tymit. Shtetasi shqiptar Vilson Meshi ishte pronar i një lavazhi makinash dhe merrej me bodybuilder.

Viktima gjithashtu ishte babai i tre fëmijëve kishte një makinë Skyline GT­R me vlerë 40 mijë paund.

Pas krimit te rende policia njoftoi se ka kapur si të dyshuar dy 16-­vjeçarë dhe një 15 vjeç, të tre nga zona ku shqiptari kishte biznesin.

Grupi i hetuesve te ngjarjes ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së parkingut ku shihet një person me biçikletë që tenton të hapë dyert e makinave të parkuara.

Sipas hetimeve, vrasja ka ndodhur më 27 Shkurt, kurse autorët e dyshuar u kapën para pak ditësh. Ne lidhje me ngjarjen mesohet se ende nuk ka një pistë të saktë se për çfarë mund të jetë vrarë shqiptari dhe a janë adoleshentët autorët e vertetë./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT