Nis gjyqi, këta dy shqiptarë vranë italianin me 15 goditje me thikë

Kliko per me shume info

dyshqiptaretDy shtetas shqiptarë dolën përpara drejtësisë italiane të akuzuar për vrasjen e një të riu vendas. Shqiptaret akuzohen edhe per plagosjen e vëllait të tij, ngjarje e ndodhur më 2 shkurt të vitit 2015.

Shtetasit Fatmir Hykaj dhe Daniel Tufa u arratisën për në Gronau Leine-Hanover në Gjermani pas krimit, çka solli më pas nisjen e një beteje të gjatë ligjore për ekstradimin e tyre.

Kliko per me shume info

Ata dolën dje përpara gjykatës ku edhe nisi procesi gjyqësor ndaj tyre. Avokati mbrojtës tha përpara hetuesve se shqiptarët nuk kishin shkuar me qëllim për të vrarë dhe se ishin gjendur nën sulm.

Rasti cilësohet i vështirë për t’u gjykuar pasi nuk mund të përcaktohet nëse vrasja ndodhi qëllimisht apo për vetëmbrojtje.

Hykaj dhe Tufa shkuan në banesën e vëllezërve italian Matthew Montruccoli më 2 shkurt të vitit të shkuar, për të diskutuar mbi një çështje midis tyre. Gjithashtu, i pranishëm ishte edhe Marco Montruccoli.

Papritmas shpërtheu lufta midis tyre. Shqiptarët qëlluan disa herë me thikë vëllezërit, duke vrarë Matthew-n dhe duke plagosur Marcon. Të paktën 15 goditje kryen dy shqiptarët ndaj italianëve.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here