Alarmi, grupet kriminale shqiptare furnizojnë me drogë Italinë

Aktualitet

shqiptari-drogePolicia italiane e shtetit dhe karabinierët e Frosinone-s janë duke zhvilluar një operacion për shkatërrimin e një organizate të madhe kriminale që merret me shpërndarjen e drogës.

Gjithasej janë lëshuar 29 masa arresti me burg dhe 7 me arrest shtëpiak, shkruajë sot mediat lokale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hetimet lidhur me këtë organizatë, që përdor edhe të mitur si shpërndarës droge, kanë nisur që prej vitit 2012.

Mediat lokale shkruajnë se gjatë hetimeve, policia ka zbuluar dy burime të furnizimit me drogë të kësaj organizate. E para lidhhet me dy grupe kriminale shqipare të vendosura në zonë, të cilët mundësonin sjelljen në vend të sasive të mëdha të drogës, dhe e dyta lidhet me organzatat kriminale napoletane.

Hetimet, nga periudha mes korrikut të vitit 2012 dhe shkurtit të vitit 2015, kanë sjellë arrestimin e 58 personave, sekuestrimin e 5 kg kokaine, 115 kg hashash dhe marijuanë, armë, para dhe pasuri të luajtshme e të paluajtshme me vlerë 640 mijë euro

ME TE LEXUARAT