Emrat/ Ja shqiptarët që trafikuan rreth 1 ton drogë në Itali

Aktualitet

drogaaaNjë ditë pas operacionit të policisë italiane në Lecce, ku u bllokua 800 kg maijuanë, janë zbuluar emrat e dy shqiptarëve të arrestuar. Ata janë: Endri Rrokaj 35 vjeç dhe Bujar Xhezo 42 vjeç. Në pranga ka përfunduar edhe 27-vjeçari nga Mali i Zi, Bairam Bairusi.

Sipas mediave italiane droga vinte nga Shqipëria. Në fillim policia ndaloi një automjet, ku dy shqiptarët po transportonin 150 kg marijuanë. Më pas, në një shtëpi të izoluar kanë gjetur sasinë tjetër prej 650 kg, si dhe një pistoletë dhe dy karikatorë me nga 15 fishekë secili.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lënda narkotike kishte si destinacion tregjet e rajoneve veriore të Italisë si Lombardia, Piemonte, Veneto, Emilia Romanja, Lacio, Marke, Toskanë dhe Abruco. Nga shpërndarja e saj do të ishin siguruar mbi 4 milionë euro.

ME TE LEXUARAT