Mediat italiane "shuplakë" Greqisë: Shqipëria më e mirë për turizëm!

Aktualitet

ksamil143Shqipëria me potencialet e saj turistike sa vjen dhe zë vend kryesor në faqet e mediave të huaja.

Një tjetër vlerësimi i radhës që i bëhet zhvillimit të turizmit në vendin tonë, në një artikull që analizon rivierën shqiptare, por edhe atraksionet e tjera turistike vjen nga autorja Barbara Çioli në reportazhin për “lettera43.it”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Çmime të ulëta dhe cilësi shërbimi europiane. Për italianët është më mirë se Greqia”, thuhet ndër të tjera në këtë artikull.

“Nga Italia dhe Europa Veriore, sidomos Austria, Saranda po vizitohet gjithnjë e më shumë”, shkruan autorja Barbara Çioli, e cila përmend edhe vizitën e para pak viteve në Butrint, të familjes Klinton me të bijën e tyre, Çelsin.

Shkrimi i “lettera43.it”, përmend se turistët e shumtë në numër, të cilët janë nga Kosova, Maqedonia dhe Polonia, ndërkohë që një familje nga toskana në zgjedhjen mes Korfuzit dhe Sarandës, vendos për këtë të fundit, për shkak të kursimit, por edhe standardit të pastërtisë, i cili është rritur ndjeshëm në Sarandë.

“Gabimi ynë është që qëndruam pesë ditë në Korfuz dhe ato nuk krahasohen me dy javët këtu”, thonë nga moli i Sarandës Pietro dhe Marina, një çift italian: “Më mirë Shqipëria dhe nuk ka të krahasuar”, shtojnë ata, duke përmendur se Greqia është bërë shumë e shtrenjtë pas krizës financiare, sepse turizmi i tyre ka rritur çmimet për t’i mbijetuar kushteve të reja financiare të vendosura nga Trojka.

“Me ekuivalentin e 6-7 eurove (1 mijë lek), në Ksamil mund të hash një pjatë peshk të freskët, paguan 5 euro për një picë dhe për një birrë Tirana dhe 60 cent për një krep. Për 25 euro në ditë siguron një dhomë me të gjitha komoditetet”, vijon më tej reportazhi.

Gjithashtu autorja bën edhe një përshkrim të Syrit të Kaltër dhe historisë së qytetit muze të Gjirokastrës, një tjetër atraksion turistik për ata që vendosin të zgjedhin të vizitojnë jugun e Shqipërisë dhe historinë e vendit tonë.

Për të parë lajmin origjinal klikoni KETU

ME TE LEXUARAT