Shqipëria në listën e vendeve për t’u vizituar

Kliko per me shume info

1469706494theatre-ruins-unesco-world-heritage-site-butrint-albania.adapt.590.1Revista “National Geographic”, shkruan një listë me 10 vendet më të vyer dhe që meritojnë më shumë turistë, duke përfshirë këtu dhe Shqipërinë. Armenia, Nikaragua, Nepali, Irani, Kosova, Uzbekistani, Shqipëria, Timori Lindor, Gjeorgjia, Tunizia, janë vendet e përfshira në listë, dhe të cilat mund të japin përshtypjen e vendeve që nuk kanë asgjë të përbashkët, janë shtete që shtrihen nga njëri kontinent në tjetrin, por gjithsesi e kanë një të përbashkët, merita më e madhe për t’u vizituar.
“National Geographic” e nis përshkrimin e vendit tonë me faktin që këtu mund të gjesh amfiteatre greko-romake, kisha ortodokse të tejmbushura me ikona, si dhe plazhe të paprekura nga dora e njeriut.

‘’Për dekada të tëra, Shqipëria ka qenë mes vendeve më pak të vizituara të Europës Juglindore, madje edhe e fundit e aksesueshme për vizitorë nga mbarë bota. Një fortesë virtuale nën regjimin izolues të diktatorit komunist, Enver Hoxha, i cili shpenzoi gati 40 vite në ndërtimin e mbi 700 mijë bunkerëve të panevojshëm e shpesh edhe të padobishëm mbrojtës në mbarë vendin, Shqipëria u përfshi nga kaosi pas vdekjes së tij në vitin 1995, si dhe pas shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik. Gjithsesi, sot Shqipëria nuk është më pak e sigurtë sesa vendet e tjera të nëpërkëmbura të Adriatikut. Një industri turizmi në lulëzim, e përqëndruar kryesisht mbi fshatra dhe qytete të ruajtura me përpikmëri dhe të mbrojtura nga UNESCO, përfshi këtu Beratin e Gjirokastrën, si dhe me një vijë të gjatë bregdetare të njohur sot si Riviera shqiptare, tashmë i sjellin vendit rreth 3.5 milionë turistë në vit.’’- shkruan “National Geographic”

Kliko per me shume info

‘’E ndërsa plazhet e Adriatikut në fqinjët e saj, Itali e Kroaci, janë transformuar në komplekse e resorte hipermoderne dhe të tejmbushura, bregdeti i Shqipërisë i mbushur plot me rrënoja të amfiteatrove greko-romake dhe të zbukuruara, me kisha ortodokse të tejmbushura me ikona, është ndër të paktët në Europë ku mund të gjesh vend për t’u shtrirë buzë rërës, edhe në pikun më të ngjeshur të sezonit veror. Në jug të Vlorës, apo në atë që njihet edhe si bregdeti më i bukur shqiptar, fshatra si Dhërmiu, Vunoi dhe Himara – të mbushura me kafene me veranda, tregtarë ushqimesh me bazë deti dhe me rrugë të ngushta e gjarpëruese, – janë të mbytura nga ndërtesa të familjarëve dhe banorëve vendas që i ofrojnë ato për jo më shumë se 25 dollarë nata. Udhëtarë nga jashtë Ballkanit janë ende të rrallë, por fuqimisht të mirëpritur. Mos u surprizoni kur vendasit të këmbëngulin t’iu vozisin me motorbarka përgjatë bregdetit, apo t’iu sfidojnë në ndonjë garë se kush konsumon më shumë raki.’’- shton më tej.
‘’Zhvillimi relativisht i munguar i Shqipërisë është fokusuar më së shumti në vendet e Trashëgimisë Botërore të mbrojtura nga UNESCO, mes të cilëve edhe kompleksi gjigant dhe zvarritës i Butrintit, një prej qyteteve më të shtrenjta dhe më mirë të ruajtura të periudhës greko-romake në Europë. Vetëm 20 minuta larg me autobus nga qyteti bregdetar i Sarandës, pranë kufirit me Greqinë, Butrinti është i ngjashëm me Epheusin e Indiana Jones. Një grumbull virtualisht i braktisur dhe i rrethuar amfiteatrosh dhe kolonash, vende të hershme pagëzuese të krishtera, bazilikata bizantine dhe mozaikë romakë. Në mes të rrugës midis Sarandës dhe Butrintit, mos e humbisni një ndalesë në plazhin me restorante në formë kasolleje, siç është Ksamili, një fshat ku vendasit të ofrojnë gjithçka, ndërsa natyra të ofron edhe disa ishuj jo larg bregut të detit.

E pavarësisht sistemit gjoja gjithëpërfshirës të autobusëve, thuajse asgjë në Shqipëri nuk ecën në orarin e shkruar nëpër guidat online. Shpesh drejtuesit e mjeteve heqin dorë nga oraret e përcaktuara nga kompanitë e mëdha të udhëtimit, dhe përfshihen në një situatë “anarkie”, madje duke të ofruar edhe udhëtime me furgonë apo minibusë, veçanërisht duke u nisur nga jugu i Vlorës. Këta furgonë, të cilët udhëtojnë përgjatë një itinerari të përcaktuar, shpesh i zbresin dhe i hipin pasagjerët si t’iu vijë për mbarë në rrugë, pavarësisht orarit, por gjithsesi të dërgojnë në destinacionin ku ti dëshiron. Ndërkohë, mos harroni të shijoni edhe kafen e fortë shqiptare kudo përgjatë bregdetit, por mos e quani atë “turke”, nëse nuk do të donit të përfshiheni në një debat të zhurmshëm, e me siguri do të nisni të mendoni se “do të rikthehem këtu sërish, shumë shpejt”.’’- e përfudnon përshkrimin “National Geographic” mbi Shqipërinë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here