Shoferi humb kontrollin, aksidentohet automjeti që transportonte para në Elbasan

Kliko per me shume info

policia-elbasanNjë automjet i një shoqërie sigurie që transportonte para nga Korça në drejtim të Tiranës është aksidentuar sot në mesditë.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Korçë-Elbasan, në afërsi të fshatit Qukës në Përrenjas. J.S. 68 vjeç me banim në Korçë punonjës i një shoqërie private të sigurimit të parave, është aksidentuar pasi automjeti që ai drejtonte. ka dalë nga rruga dhe është përplasur në anë të saj.

Kliko per me shume info

Si pasojë e kësaj përplasje është plagosur 68-vjeçari e kanë pësuar tronditje por pa u dëmtuar 3 punonjës të tjerë të sigurisë. I aksidentuari është dërguar në spitalin e Përrenjasit dhe sipas mjekëve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe ekspertët. Nga hetimet paraprake rezulton se aksidenti i automjetit që transportonte paratë ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtuesit të automjetit dhe nuk ka pasur asnjë arsye tjetër.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here