Denoncimi/ Më thanë se do të me conin në Angli, por jo! Humba 8.500 Euro

Aktualitet

angli-policiaËndrra për të ikur në Angli ka bërë që një i ri nga Fieri të humbasë plot 8.500 euro. Ai ka rrëfyer historinë e tij dhe mashtrimin që iu bë nga një tjetër shqiptar në Belgjikë. Djali e ka denoncuar këtë rast pranë Jetaoshqef, ku kërkon një zgjidhje për paratë e humbura.

Ja çfarë shkruan djali nga Fieri:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Pershendetje jeta osh qef.

Jam nje djal nga fieri dhe dua te denoncoi nje rast qe me ka ndodhur. Jetoja dhe punoja ne belgjik. Deshira ime ishte te shkoja ne angli. Nje dit takova nje djal afro 28 vjec me foli per ne angli se si mund te shkoja,bem pazaret dhe vendosa te nisesha prb ishte se leket duheshin tja jepja ne dor ktu ne belgjik epo mir ja dhash u nisa per ne angli me kapen ne kufi bera 2 muaj burg dhe kur dola personin nk e gjeta m. Mund te me sygjeroni si ta gjej apo si mund ta denoncoj kt person?

Ju lutem anonim. Pagova 8500 Euro.”

I pyetur mbi të dhënat e personi që e ka mashtruar, djali thotë se ai ishte shqiptar nga Kukësi, me inicialet A.Gj. Djali e ka njohur atë nëpërmjet një shqiptari tjetër që kishte ikur në Angli nëpërmjet lidhjeve të kuksianit. Sipas pazarit që ata kishin bërë, fieraku do paguante të gjithë shumën 8.500 euro (sepse kuksiani nuk kishte besim që do ia jepte lekët nëse arrinte në Angli), ndërsa nëse kapej dhe nuk arrinte të ikte, kuksiani do merrte përsipër të gjitha shpenzimet e tij dhe do provonte që të shkonte përsëri.

Por, asgjë nuk ka shkuar ashtu siç ishte rënë dakord, pasi djali është kapur nga policia dhe ka bërë dy muaj burg. Tani që 21-vjeçari kërkon të marrë lekët mbrapsht, kuksiani është zhdukur dhe nuk po arrin të lidhet me të.

ME TE LEXUARAT