Majko: Nuk e votoj reformën në drejtësi nëse shkelet sovraniteti

pandeli-majkoDeputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka theksuar gjatë fjalës së tij në Kuvend se ai nuk do ta votojë reformën në drejtësi në rast se shkelet sovraniteti i vendit.

“Nëse do të ketë një pikë që prek sovranitetin e Shqipërisë, unë nuk rri më një minutë deputet në këtë Parlament. Ajo që po bëjmë është të bëjmë një reformë që do të qërojë ata gjyqtarë dhe prokurorë që u nxijnë faqen gjyqtarëve dhe prokurorëve që punojnë në Shqipëri.

Kliko per me shume info

Nëse ndërkombëtarët do të vendosin gjyqtarët dhe prokurorët unë nuk qëndroj më deputet”, deklaroi Majko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here