Veteplagoset aksidentalisht me armen pa leje, pranga te riut ne Shijak

Aktualitet

durres Specialistet për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, më datë 28.07.2016, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Denis Shahini 27 vjeç, banues në Shijak.

Shahini, në lagjen”Kodër”, Shijak, dyshohet se është vetëplagosur me një armë zjarri, tip pistoletë e llojit TT.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shtetasi i mësipërm ka qenë duke qëndruar i ulur dhe arma, të cilën e kishte në çantën e krahut është shkrepur nga pakujdesia.

Policia e Shijakut me të marrë njoftimin ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke siguruar dhe bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe mbledhjen e provave që do ndihmonin në zbulimin e së vërtetës.

Për pasojë i vetëplagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se arma e zjarrit ishte pa leje.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• arma e zjarrit tip pistoletë, e llojit TT, model 54 , kalibër 7.62 mm;

• 1 krehër me 6 fishekë;

• 1 gëzhojë e plasur, e cila gjendet në folenë e fishekut;

• 1 telefon celular.

Shahini është person me preçedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës, pronës dhe mosbindje ndaj urdhëri të punonjësit të policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit ”parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT