Shifrat e frikshme, Shqipëria ia kalon edhe Kinës për vdekjet nga ndotja

Kliko per me shume info

ndotjaaKina është shteti kryesor në botë për ndotjen e atmosferës për shkak të fabrikave të saj të shumta, por kur vjen momenti për vdekjet, asaj ia kalon edhe Shqipëria.

Ky lajm i keq vjen nga Forumi Ekonomik Botëror, i cili ka publikuar një video ku tregon numrin e vdekjeve për 100 mijë banorë.

Kliko per me shume info

Në Shqipëri numri i vdekjeve është 171.4 të vdekur për 100 mijë banorë dhe numri është më

i lartë se sa Siera Leone. Shkaku kryesor për ndotjen e në Shqipëri e luan sektori i energjisë me 44% të emetimit të gazrave serë.

Në Kinë, numri i vdekjeve për 100 mijë banorë është 163.1. Në rajon, Serbia ka numrin më të ulët me 137.2 vdekje për 100 mijë banorë e ndjekur nga Rumania dhe Ukraina.

Numrin më të lartë në rajon për vdekjet për shkak të ndotjes, e ka Bosnjë dhe Hercegovina ,e 223.6 vdekje, ku rolin kryesor e luan trafiku rrugor.

Gjeorgjia është një nga vendet me vdekshmëri të lartë për shkak të ndotjes, duke regjistruar 292.3 vdekje për 100 mijë banorë, duke lënë pas edhe Korenë e Veriut.

Sipas Forumit Ekonomik botëror, në botë çdo ditë vdesin 18.000 persona për shkak të ndotjes së ajrit, ndërsa në vit sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri në total është 6.5 milionë. Kjo shifër është më e lartë se numri i të vrarëve nga HIV / AIDS, tuberkulozi dhe disa sëmundje të tjera.

Në fakt, ndotja e ajrit është kërcënimi i katërt më i madh për shëndetin e njeriut, pas presionit të lartë të gjakut, rreziqet ushqimore dhe pirja e duhanit.

Rezultatet janë për vitin 2012 dhe janë publikuar një ditë më parë nga Forumi Ekonomik Botëror.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here