Sherr i frikshëm, shqiptari vret italianin me thikë për qiranë e shtëpisë

Aktualitet

carabinieriNjë krim makabër ka ndodhur në Itali, pas një sherri banal pë qiranë e shtëpisë. Mësohet se një italian  është masakruar dhe vrarë gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme. Trupi i tij është gjetur i pajetë në një rrugë të Tivolit nga kalimtarë të rastësishëm.

Menjëherë është njoftuar policia, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Në pranga mësohet se është vënë një shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Siç shkruajnë mediat italiane, shqiptari është kapur në flagrancë dhe është gjetur i mbuluar nga gjaku.

Nga të dhënat e para, dyshohet se shqiptari kishte marrë një dhomë me qira në banesën e italianit. Sherri kishte nisur për pagesën e qirasë, sherr që përfundoi me vrasjen e italianit dhe prangosjen e shqiptarit.

ME TE LEXUARAT