Sherri i pacientëve në spitalin privat. Shkon në dy numri i viktimave

Kliko per me shume info

5-23-933x445Një sherr mes dy pacientëve në spitalin “Amerikan”, ka përfunduar tragjikisht (2 viktima). Rreth orës 11:00, në brendësi të pavionit të Hemo-Dializës, pacienti Lefter C., 57 vjeç ka shkuar në dhomën e shtetasit D.Saraçi, 47 vjeç. Ai ka nxjerrë nga ka qesja një bidon me benzinë dhe ka spërkatur 47-vjeçarin, për t’i vënë më pas flakën.

Me ndërhyrjen e infermierëve është bërë e mundur shuarja e flakëve, të cilat kishin përfshirë të dy pacientët. Pavarësisht kësaj, flakët janë përhapur në gjithë pavionin e Hemo-Dializës, të spitalit “Amerikan”.

Kliko per me shume info

Ndërkohë në dhomë me 47-vjeçarin D.Saraçi, ka qenë edhe Sanie Sulaj, 55 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen si pasojë e asfiksisë. Mësohet gjithashtu se edhe një paciente tjetër ka ndërruar jetë, si pasojë e asfiksisë pasi zjarri është përhapur në gjithë pavionin.

Sipas policisë 47-vjeçari Saraçi tani ndodhet i shtruar në sallën e reaminacionit pranë Spitalit Ushtarak, ndërsa autori i dyshuar ndodhet në spitalin “American 2”. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here