Sherr me thika në Gjirokastër pas finales së Europianit, dy të plagosur

Kliko per me shume info

polici gjirokasNjë person është vënë në pranga dhe dy të tjerë në kërkim, për plagosjen e dy personave pas një sherri në një lokal në Gjirokastër. Burime nga policia thanë se, ngjarja ka ndodhur pas ndeshjes së finales mes Francës dhe Portugalisë.

Kështu oficerët e Krimeve të Rënda në Policinë e Gjirokastës kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Lefter Donos, 18 vjeç, banues në Gjirokastër.

Kliko per me shume info

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve: M. N., dhe O. A., pasi:

Të tre këta persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin, për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Pllakë”, Gjirokastër kanë goditur me thikë shtetasit K. K, 22 vjeç dhe G.B, 19 vjeç ,të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here