Shëngjini ngre siparin, por ... moti ndërron "fytyrë"!

Aktualitet

shengjinNë një atmosferë festive, në Shëngjin është çelur sezoni turistik. Drejtuesit e pushtetit vendor kanë ftuar turistët që të zgjedhin këtë bregdet, pasi ofron kushtet më të mira dhe çmime konkurruese.

Shëngjini është vlerësuar si një destinacion shumë i mirë për pushime edhe nga turstët e parë, jo vetëm vendas por edhe ata nga Kosova, që po pushojnë këto ditë pranë kësaj zone

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çelet sezoni turistik në Shëngjin. Në një atmosferë festive, autoritetet lokale kanë zhvilluar ceremoninë, pjesë e të cilës kanë qenë qindra qytetarë dhe turistë vendas dhe të huaj.

Një panair, ku u ekspozua gjithçka që Lezha ofron, nga gastronomia e deri te objektet e trashegimisë kulturore dhe etnografike të zones ishte një nga risitë e festës.Më pas ajo vijoi me një mbrëmje gala, ku përformuan këngëtarët te njohur të skenes Shqiptare por edhe më gjërë.Kreu i Njesisë Administrative të Shëngjinit Tonin Uldedaj ka garantuar pushuesit për pastërtinë e ujit dhe rërës, si dhe gadishmërinë e pushetit vendor në ofrimin e shërbimeve.

Edhe nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Enver Hafizi ka ftuar turistet vendas dhe të huaj që të zgjedhin Shëngjinin për të pushuar këtë verë.

Bregdeti i Shëngjinit i ka përmbushur pritshmeritë e pushuesve të parë.Ata e vlersojnë këtë vend i cili ka pësuar ndryshme rrënjesore gjatë vitëve të fundit.

Bregdeti i Shëngjinit pritet që të ketë dyndje turistesh gjatë këtij sezoni turistik, falë ehde përmirëismit të kushteve dhe shërbimeve nga njesia Administrative dhe biznesi vendas.

ME TE LEXUARAT