Shefi ua rrit rrogat, punonjësit i blejnë një super-makinë "Tesla"

Soft

tesla-makinaPunonjësit e kompanisë Gravity Payments kanë kursyer para për disa muaj rresht dhe të enjten i kanë dhuruar shefit të tyre, Dan Price, veturën e tij të ëndrrave, një Tesla.

Price bëri bujë në media kohë më parë, kur rriti pagën minimale të të gjithë 120 punonjësve të kompanisë në 70.000 dollarë amerikanë në vit, raporton Business Insider.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rritja thuhet të ketë dyfishuar pagat vjetore të disa prej punonjësve, dhe të ketë shkurtuar pagën e tij vjetore prej 1.1 milion dollarë në vetëm 70.000 dollarë. Ai ishte cilësuar si hero për veprimin e tij.

Të gëzuar tej mase nga vendimi i shefit për rritje të rrogave, ata kanë vendosur të shfaqin mirënjohjen e tyre në një mënyrë të jashtëzakonshme.

“Punonjësit e Gravity kanë kursyer dhe kanë tubuar para gjatë gjashtë muajve të kaluar, dhe më kanë blerë veturën e ëndrrave. Një Tesla të ri, të bukur, me ngjyrë të kaltër. Ende nuk po arrij të besoj. S’di as se si t’i falënderoj…”, ka shkruar Price në faqen e tij në Facebook, ku edhe ka publikuar një fotografi të dhuratës së veçantë.

ME TE LEXUARAT