Xherdan Shaqiri rikthehet në Gjermani, por jo tek Bayern Munich

Kliko per me shume info

xherdan-shaqiri14Xherdan Shaqiri mund të rikthehet në Gjermani, por jo më te Bayern Munich.

Media të ndryshme raportojnë se për futbollistin me origjinë shqiptare që aktualisht është pjesë e Stoke City-it, është e interesuar Borussia e Dortmundit. Drejtuesit e klubit nga Signal Iduna Park, shikojnë te 24-vjecari nga Gjilani, futbollistin perfekt për të zëvendësuar mesfushorin armen Henrik Mkhitarayan i cili pak ditë zyrtarizoi kalimin e tij te Manchester United.

Kliko per me shume info

Kur ka kaluar rreth 1 vit e gjysmë nga largimi i Shaqirit nga Bayern Munich, lojtari i përfaqësues zvicerane mund të rikthehet në Bundesligën gjermane. Pas një eksperience 6 mujore te Interi në Serinë A, Shaqiri prej një sezoni është pjesë e skuadrës angleze të Stoke City. Në Premier League Shaqiri nuk ka shkëlqyer por megjithatë interesimi për të nuk mungon. Për të bërë të sajin lojtarin Borussia e Dortmundit do të ketë një mision shumë të vështirë pasi Stoke City nuk kërkon të privohet nga futbollisti me origjinë shqiptare.

Aktualisht vlera e Shaqirit në merkato varion nga 15 deri në 20 milionë Euro. 24-vjecari ishte një titullar i padiskutueshëm te kombëtarja zvicerane në Euro 2016-të, teksa në sfidën e ruandit të 1/8-ave ndaj Polonisë realizoi një gol me të vërtetë spektakolar.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here