Ja sëmundja më vdekjeprurëse në historinë e njerëzimit

Soft

Google i jep zgjidhje sëmundjes së kanceritKa shumë sëmundje vdekjeprurëse që po ulin në gjunjë gjithë botën, por njerëzit akoma nuk e kanë kuptuar se sëmundjet më të rrezikshme nuk janë Ebola apo viruset e shpendëve, sëmundja më e rrezikshme është Malaria.

Një video e postuar nga “Bussines Insider” tregon se për rreth 20 milionë vite, paraziti që shkakton malarian ka qenë duke “asgjësuar” njerëzit dhe paraardhësit tanë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sëmundja e transmetuar me anë të mushkonjave ka shfarosur ushtri të tëra si dhe ka infektuar George Washington-in, Theodore Roosevelt-in, Abraham Lincoln-in, dhe John F Kennedy-n.

Malaria është sëmundja që vrau Aleksandrin e Madh si dhe është shkakëtare për vdekjen e të paktën gjashtë papëve.

Sipas disa kërkimeve, rreth gjysma e njerëzve që kanë jetuar më parë, kanë vdekur si pasojë e malarias.

Vetëm rreth viteve 1900-1950 sëmundja mendohet të ketë vrarë rrëth 100 milionë njerëz dhe shumë persona nuk e dinë akoma se “Qëndra për Kontrollin e Sëmundjeve ( CDC) është themeluar në vitin 1946 me qëllimin kryesor për të luftuar malarian.

Që nga ajo kohë, impakti i sëmundjes është zbehur disi falë përdorimit të pesticideve, por përsëri malaria vret akoma më shumë se një milionë njerëz çdo vit.

ME TE LEXUARAT