Bastian Schweinsteiger tërhiqet nga kombëtarja gjermane

Sport

shvajnshtaigerFutbollisti gjerman në fanellën e Manchester United, Bastian Schweinsteiger ka vendosur ti japë fund angazhimit të tij në kombëtaren gjermane, raporton Anadolu Agency (AA).

Schweinsteiger vendosi që në moshën e tij 31-vjeçare të përfundojë karrierën e tij me kombëtaren të cilës i dha fund me paraqitjet e tij si kapiten në Kampionatin e fundit Evropian i cili u mbajt këtë vit në Francë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Debutimin e kishte në vitin 2004 kundër Hungarisë prej kur ka qenë lojtar i pashmangshëm i kombëtares. Në fanellën e Gjermanisë ka regjistruar 120 paraqitje dhe ka shënuar 24 gola.

Suksesin më të madh me kombëtaren Schweinsteiger e arriti në vitin 2014, atëherë kur u stolis me titullin kampion bote.

Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur vetëm për dy klube edhe atë për Bayern Mynihun nga viti 2002 deri në vitin 2015, kur vendosi t’i bashkohet radhëve të një gjiganti tjetër evropian, Manchester United.

ME TE LEXUARAT