Saviano: Lazarati nën kontrollin e grupeve që mështesin DAESH

Kliko per me shume info

savianoNdërkohe qe në Parlamentin italian ka nisur diskutimi mbi ligjin e legalizimit të drogave të lehta shkrimtari Roberto Saviano në një analizë të publikuar sot në të perditshmen “La Repubblica” shprehet pro aprovimit të këtij ligji, si një armë kundër mafieve e biznesit të tyre fitimprurës nga trafiku i drogës.”

Në analizën e tij Roberto Saviano përmendet mes të tjerash dhe Lazaratin në Shqipëri duke e identifikuar “si kryeqytetin botëror të marijuanës.”

Kliko per me shume info

“Lazarati në Shqipëri, shkruan ai, është nën kontrollin e grupeve që mbështesin DAESH. ISIS kontrollon tashmë një prodhim mbi 5 miliardë dollarë. Kanabis e hashashi janë bërë lëndë e parë e financimit të organizatave fondamentaliste. Ti legalizosh do të thotë ti heqësh organizatave kriminale nga 8- 11 miliardë euro në vit.”

“Duke legalizuar drogat e lehta do të zhduket tregu ilegal i tyre?” , pyet Saviano.
“Naryrisht që jo. Atëherë pse duhen legalizuar?

Sipas shkrimtarit italian “duke i legalizuar do të dobësohen mafiet duke i hequr atyre kapitale e në të njëjtën kohë do të dimensionohet tregu ilegal.”

Në analizën e tij Roberto Saviano hedh dy mundësi për zgjidhjen e këtij realiteti; e para duke menduar për botën ideale që duam por që çon në shpëtimin e idealitetit e shkatërrimin gjithnjë e më shumë të realitetit. E mundësia e dytë është të provojmë të reformojmë realitetin ku jetojmë, duke proceduar me tentativa, duke arsyetuar e duke u matur me kompleksitetin e problemeve reale.

Për shembull mafiet ekzistojnë, bëjnë para me trafikun e drogës, por dhe me ndërtime, tendera, shërbime, lojëra fati, kudo ka dicka që nuk shkon në sistem, ose më mirë kudo ka një kërkese që i përgjigjet një ofertë.

Por në të gjithë këto fusha, më fitimprurës është ai i tregtimit të lëndëve narkotike, shkruan Saviano.

“Pasi është më i rrezikshmi: por dhe ai që sjell kapitale për të mbuluar gjithçka tjetër.

“Ku mendoni se organizatat gjejnë para për të korruptuar administratori publik e politik?
Ku mendoni se i gjejnë burimet për të krijuar nga asgjë shoqëri konkurruese në treg, që përkundrazi në treg nuk duhen as të konkurrohen pasi fitimet i kanë diku tjetër e me këto shoqëri vec pastrojnë patate?”

Të legalizohen drogat e lehta është ekzaktësisht e kundërta e promovohet të konsumuar, shkruan Roberto Saviano. Të legalizosh do të thotë të hedhësg dritë mbi gjithcka që deri më tani ishte e veshur nga errësira e plotë e tregut të zi…Është koha që Parlamenti e politikanët italianë të marrin një pozicion e të miratojnë këtë ligj, mjaft me çështjet e principeve, duhet punuar për të dobësuar mafiet.”

“Apeli im, e mbyll analizën e tij Roberto Saviano, është ndaj të gjithë atyre që nuk kanë menduar kurrë të përdorin drogat e lehta apo të dëshirojnë një përdorim në masë të saj. Në rend të ditës duhet të jene fjalët; nuk dua të drogohem, urrej konsumin. Prandaj legalizo kanabis.”

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here