Befason Sara Kapo: Ledri Vula, mendjemadh dhe flirtues!

Kliko per me shume info

sarakapo15Sara Kapo, protagonistja e këngës së re të Florit dhe Ledrit, ka treguar sesi është të punosh me dy nga emrat më të dashur për publikun.
Videoklipi i këngës “Beautiful” është konceptuar për të treguar një pjesë të asaj që duhet të përballojnë njerëzit e sëmurë me kancer. Në intervistën e saj për Blitz.al , Sara ka treguar se bashkëpunimi me dy këngëtarët ishte diçka ndryshe dhe mjaft e këndshme. Gjithashtu ajo ka shtuar se nëse vërtet mendon se je i denjë të quhesh “celebrity”, atëherë duhet të bësh diçka për komunitetin që njerëzit të ndjekin shëmbullin tënd.

Ajo ka thënë se mamaja e saj Ema Andrea, nuk i ka dhënë ndonjëherë leksione aktrimi dhe se e mbështet në çdo vendim të sajin. Përsa i përket dhurimit të flokëve, Sara shpreson që tashmë edhe me publikimin e videoklipit, njerëzit do të sensibilizohen akoma më shumë rreth një kauze të tillë. Në pjesën e dytë të intervistës, ku gjithçka mori tone humori Sara ka treguar disa veçori të dy këngëtarëve shqiptarë. Ajo ka zbuluar në pjesën ku instervista “Flori apo Ledri” mer doza humori, disa karakteristika të këngëtarëve, ku Florin e ka cilësuar si;”simpatik, kërkues në punë dhe me shumë humor”, ndërsa Ledri; ”flirtues dhe mëndjemadh.”

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here