Sanksionet, BE i bën bllokadë Rusisë deri në vitin 2017

Kliko per me shume info

rusi-ukraineBashkimi Evropian e ka zyrtarizuar vendimin për zgjatjen e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë deri më 31 janar 2017.

Vendimi fillimisht është marrë nga ambasadorët e BE-së javën e kaluar, por Italia e ka ngadalsuar procesin e konfirmimit duke insistuar që vendimi të merrët gjatë samitit të liderëve në Bruksel më 28 dhe 29 qershor.

Kliko per me shume info

Vendimi është marrë përfundimisht përmes të ashtuquajturës procedurë e shkruar gjatë të cilës të gjitha kryeqytetet e vendeve anëtare duhej ta miratonin zgjatjen e sanksioneve.

Sanksionet që e godasin sektorin e energjisë dhe atë bankar të Rusisë por edhe disa politikanë rusë, fillimisht janë vendosur në qershor dhe korrik të vitit 2014 pas aneksimit që Rusia i ka bërë Krimesë dhe intervenimeve në pjesën lindore të Ukrainës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here