Edhe 8 rrugë të tjera me pagesë, ja sa do paguani për secilën

Aktualitet

rruga-kombitQeveria ka parashikuar edhe 8 rrugë të tjera për t’i kthyer me pagesë. Strategjia e taksimit të rrugëve të hartuar nga BERZH-i rekomandon se tarifa që duhet të paguajnë qytetarët varion nga 0,5 euro cent në 3,5 euro cent për kilometër.

“Panorama” zbardh tarifën pa TVSH që do të paguajnë drejtuesit e makinave edhe për 8 rrugët e tjera, sipas dy tarifave të rekomanduara. Në strategji rekomandohet që aplikimi i taksimit për koncesionin e rrugëve të zhvillohet gradualisht, në 3 faza.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për zbatimin e menjëhershëm, rekomandohet vendosja e taksës në rrugën Tiranë-Durrës, Tiranë- Elbasan dhe Rruga e Arbrit, e cila ende nuk ka përfunduar.

“RRUGA E KOMBIT”

Tarifa për të gjithë drejtuesit e automjeteve që do të kalojnë Rrugën e Kombit do të jetë 5 euro. Ministria e Transporteve sqaroi dje se tarifa që do të aplikohet për veturat është 4,16 euro pa përfshirë TVSH-në. Shifra është llogaritur sipas kilometrave, ku një kilometër rrugë në Milot-Morinë drejtuesve të makinave do t’ju kushtojë 3,63 euro cent.

“Tarifa për përdorimin e rrugës do të jetë 4.16 euro pa TVSH-në pra, 3.63 euro cent për kilometër, meqenëse rruga është 114.5 kilometra e gjatë. Tarifa për rrugën Milot-Morinë është miratuar në Korrik të 2014, bazuar mbi rekomandimin e konsulentit “IFC”. Pavarësisht këtij fakti, tarifa e përcaktuar për rrugën Milot-Morinë është vetëm 3.7% më e lartë se sa sugjerimi i “Egnatia Odos”.

Konsulenti i “Egnatia Odos”, financuar nga BERZH-i, në studimin për taksimin e rrugëve në Shqipëri, ka sugjeruar përdorimin e një tarife prej 3.5 euro cent për kilometër pa TVSH”, shpjegoi këshilltari për mediat, Hitaj.

rruget-me-pagese

TARIFAT PËR 8 RRUGËT

BERZH-i rekomandon dy kategori tarifash që duhet të paguajnë qytetarët: tarifa minimale 0,005 cent euro dhe maksimalja 0,035 cent euro. Për zbatim të menjëhershëm kërkohet vendosja e taksës në rrugën Tiranë-Durrës, Tiranë- Elbasan dhe Rruga e Arbrit që ende nuk ka përfunduar.

Sipas tarifave të propozuara nga BERZH-i dhe llogaritjeve për koston minimale dhe maksimale të kalimit, një makinë pa TVSH që të përshkojë aksin Tiranë-Durrës duhet të paguajë 0,17 euro sipas tarifës minimale dhe 1,19 euro pagesa minimale. Për rrugën Tiranë- Elbasan, tarifat që llogariten variojnë nga 0,135 euro cent në 0,945 euro cent. Në Rrugën e Arbrit që ende nuk ka përfunduar, tarifat e taksimit për koncesion variojnë nga 0,375 euro cent në 2,625 euro cent.

Në fazën e dytë propozohet tarifimi për rrugën Levan-Vlorë dhe Durrës-Fier. Kostot e kalimit në rrugën Levan –Vlorë variojnë 0,121 deri 0.847 euro cent, ndërsa në rrugën Durrës- Fier pagesat variojnë nga 0,341 në 2,387 euro cent. Për zbatim në fazën e tretë rekomandohet taksimi për rrugën Elbasan- Kapshticë dhe Tiranë –Hani i Hotit.

Për këto dy rrugë, strategjia e BERZH-it nuk rekomandon dhënien me koncesion të gjithë aksit, por vetëm një pjesë të tyre. Për rrugën Elbasan- Kapshticë rekomandohet dhënia me koncesionin vetëm për 41,6 kilometër.

Tarifat që llogariten për këtë aks variojnë nga 0,208 euro cent në 1,456 euro cent. Për rrugën Tiranë –Hani i Hotit rekomandohet dhënia me koncesion për 45 kilometër. Tarifat që llogariten variojnë 0,225 deri në 1,575 euro cent./Panorama

ME TE LEXUARAT