Pas rrugës së Kombit, kalimin me pagesë edhe në tetë rrugë të tjera

Kliko per me shume info

rruga-kombitRruga e kombit nuk do te jete e vetmja që do të behet me pagesë. Ne planet e ardhshme te qeverise jane edhe 8 akse te tjera rrugore qe do te jepen me pagese. Plani per taksimin e tyre ka filluar prej kohesh, ndonese ende disa akse nuk jane perfunduar, apo jane edhe ne fillimet e punes se tyre.
Nje studim i BERZH, parashikon qe te kalohen perkundrejt pageses, rruga Tirane-Durres, Tirane-Elbasan, rruga e Arbrit, Levan-Vlore, Durres-Fier, Levan-Tepelene, Elbasan- Kapshtice dhe Tirane-Hani i Hotit.

Tarifa e sygjeruar per keto rruge luhatet mes rreth 1 deri ne 2.6 Euro, ku kostoja me e larte, i perket rruges se Arbrit. E llogaritur edhe ne baze te veshtiresive teknike ne ndertim dhe gjatesise se tuneleve,  rruga e Arbrit parashikohet te kete taksen e dyte me te larte pas rruges se kombit.
Vendosja e tarifes per keto rruge, nenkuopton dhenien me koncesion te tyre per mirembatjen e administrimin. Vitin e kaluar Ministri i Transportit pati shpalosur planin e dhenies me koncesion te disa prej akseve me te rendesishme ne vend.

Kliko per me shume info

Burime zyrtare nga ministria  bejne te ditur se ende nuk ka ndonje plan konkret per dhenien me koncesion, e tarifimin e rrugeve te permendura nga BERZH.

Pak dite me pare ministria shpalli fituesin e koncesionarit qe do te menaxhoje e mirembaje rrugen e kombit. Tarifa per kete rruge pas 6 muajsh nga nenshkrimi i marreveshjes, do te jete 5 euro per çdo automjet, nje vlere kjo 3.7% me e larte se shuma e parashikuar nga nje prej konsulenteve nderkombetare.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here