Çmenduri në Rrugën e Kombit! Bëni kujdes, ja me cfarë mund të përballeni

Kliko per me shume info


Këshilltari i qeverisë së Kosovës, Besnik Berisha ka publikuar një video e cila është filmuar para pak ditësh në pjesën e autostradës në Rrugën e Kombit. Videoja tregon një automjet që ecën në kahun e kundërt të autostradës dhe për më tepër me shpejtësi të lartë.
“Po e postoj këtë video të filmuar para pak ditësh në Rrugën e Kombit, në pjesën e Shqipërisë, për t’iu vënë në dijeni se me çka mund të përballeni nëse qarkulloni në këtë pjesë.

Kjo veturë, siç mund ta shihni, në pikë të ditës, pa u frikësuar e as turpëruar nga askush, bëri disa kilometra në kahun e kundërt. Sigurisht se gjëra të tilla kanë ndodhur dhe ndodhin edhe në rrugët tona, por uroj të kemi sa më pak!

Kliko per me shume info

Te gjithë duhet të përkushtohemi për më shumë siguri në rrugë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të reduktojmë numrin e të lënduarve dhe të vdekurve në aksidente trafiku, që mjerisht në Kosovë dhe Shqipëri mbetet tejet i madh”, shkruan ai.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here