Rrufeja godet gjashtë turistët në Dibër, i zuri stuhia në mal

Kliko per me shume info

rrufejaPolicia iu vjen në ndihmë një grupi turistësh të huaj dhe shqiptarë (3 të huaj e 3 vendas). Turistët u dëmtuan lehtë, pa rrezik për jetën nga rrufeja.

Burimet thane se turistët ndodheshin për piknik në “Bjeshkët e Grevës” sipër fshatit Ilnic të Dibrës.
Rreth orës 15.00 disa turistë janë përballur me motin e keq me shi, stuhi e rrufe dhe për t’ju shmangur stuhisë u futën në një vend të mbrojtur nga shiu.

Kliko per me shume info

Por disa metra më tej ka rënë një rrufe e për pasojë janë lënduar lehtë 6 shtetasit, tre prej tyre janë turistë të huaj e tre shtetas shqiptarë.

Policia lokale ka shkuar menjëherë në ndihmë të turistëve duke i transportuar në spitalin e Dibrës.

Turistët kanë marrë ndihmën e parë mjeksore dhe nuk kanë shfaqur probleme serioze për shëndetin, por për shkak të tronditjes personeli mjeksor do t’i trajtojë me ndihmë edhe për 24 orët në vijim.

Policia e Dibrës ka kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe materialet në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë për “Ngjarje aksidentale”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here