Rreh gruan dhe kundërshton policinë, arrestohet 44-vjecari në Sarandë

Aktualitet

sarande-policiPolicia ka arrestuar në flagrancë për "Dhunë në familje" dhe për "Kundërshtimin e punonjësit të policisë", shtetasin Bujar Shahini, 44 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Arrestimi tij u bë nga Shërbimet e Policisë Sarandë, pasi ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike kundrejt bashkëshortes së tij, shtetases G.Sh., 40 vjeç, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë të patrullës së përgjithshme, duke mos iu bindur urdhërit të tyre gjatë shoqërimit./LajmiFundit.al/

ME TE LEXUARAT