Rrahin barbarisht të riun, i thyajnë këmbët, shpallen në kërkim

Aktualitet

jetaaDy persona jane shpallur në kërkim nga policia e Kurbinit pasi kanë dhunuar dhe kanosur me armë zjarri një shtetas. Policia thotë se ka shpallur në kërkim shtetasit Vilson (Elvin) Haxhiu, 36 vjeç, dhe Arjan (Erjon) Haxhiu, 33 vjeç, banues në Kurbin.

Policia kishte marrë një njoftim për një konflikt dhe shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, ku dy shtetasit e mësipërm janë konfliktuar me një 23 vjeçar me iniciale G.B.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Dyshohet se këta 2 shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohen që shtetasi G.B. po shkonte në banesë me mjetin e tij, i kanë dalë përpara dhe shtetasi Arjan Haxhiu me një mjet të fortë i ka dëmtuar automjetin duke i thyer xhamat si dhe e ka goditur në kyçin e dorës së majtë duke i shkaktuar dëmtime e frakturë kurse shtetasi Vilson Haxhiu e ka kërcënuar me jetë qe të mos lëvizte me një armë zjarri”, sqaron policia.

Veprat penale në ngarkim të shtetasve “ Shkatërrim prone” “ Kanosje” “ Dëmtime të tjera me dashje”. Në një video të publikuar nga faqja “Jeta osh qef”, tregohet dhuna barbare që sipas mediave i përkasin rastit në fjalë.

ME TE LEXUARAT