Rovena Dilo zbulon shumën: Ja çmimi qesharak për të cilin u shit bar "Rovena"

Showbiz

rovenaaaaaLargimi me “dhune” policore nga lokali i saj i njohur në zemër të kryeqytetit, në ish-Bllok, pas konfliktit të stërzgjatur dhe të lodhshëm, Rovena Dilo ajo shfaqet në formë të shkëlqyer, madje rrëfen gjithë historinë e kësaj ngjarje të shëmtuar dhe gjithashtu zbulon edhe çmimin qesharak për të cilin është shitur lokali.

Në një intervistë për “InTv”, Dilo shpjegoi se çfarë ka ndodhur me bar “Rovenën”, pak muaj pas konfliktit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Biznesin e mbyllën të fortët e politikës. Shpresoj që gjyqësori të pastrohet nga të korruptuarit dhe nga ata që shesin gjithçka për çdo gjë dhe që kjo pronë e familjes time të shkojë përsëri në duart e familjes time.

Të çlirohet nga këta persona që e kanë pa të drejtë. Lokali ishte ndërtuar mbi pronën e gjyshit tim, Naim Vretos, prandaj prona është e 8 fëmijëve.

Personi që e ka shitur, daja im, pretendon se kjo pronë është e tija. Toka nuk mund të shitet në momentin që trashëgohet nga 8 fëmijë. Madje ajo është shitur dhe me një çmim qesharak, për 300 mijë euro, ndërkohë që vlen pa frikë 2 milionë euro”

ME TE LEXUARAT