Ronaldo: Ja cfarë i thashë Gareth Bale pas ndeshjes Portugali-Uells

Kliko per me shume info

ronaldo-baleCristiano Ronaldo, mbret i golit në Europian, teksa me finalizimin e tij ndaj Uellsit, portugezi barazoi rekordin e Michel Platinisë me 9 realizime në historinë e këtij kompeticioni. Më i madhi i të gjitha kohërave për vendin e tij, jo vetëm për golat e shënuar por mbi të gjitha dhe për faktin se bëhet i pari portugez që udhëheq kombëtaren e tij në dy finale të një turneu të tillë. Në momentin që u paraqit në sallën e konferencave, e gjithë vëmendja ishte për të, me gazetarët që menjëherë u përqëndruan te krahasimet me Platininë por për CR7, gjëja më e rëndësishme është kualifikimi i skuadrës:

“Ajo që ka vlerë është fakti që ne do të luajmë në finale. Mendoj se të gjithë lojtarët dhe stafi i Portugalisë meritojnë të përgëzohen për këtë. Sa i përket rekordeve ato janë gjithmonë të bukura dhe pse nuk është se janë një obsesion për mua. Gjithsesi e theksoj finalja është ajo që ka rëndësi. Tani jemi vetëm një hap larg qëllimit tonë. Ëndrrat nuk kushtojnë ndaj ne do të vazhdojmë të ëndërrojmë për trofeun”. Ronaldo ka luajtur dhe në finalen e Euro 2004, ku Portugalia u mund nga Greqia në kompeticionin e shtëpisë, por kjo e 2016 është krejtësisht e vecantë:

Kliko per me shume info

“Në atë periudhë isha vetëm 18 vjec dhe ishte finalja ime e parë. Fakti që jemi sërish pas 12 vjetësh në një finale më bën të ndihem krenar. Gjithmonë kam ëndërruar të fitojë dicka të rëndësishme me Kombëtaren dhe shpresoj që kjo të jetë hera e duhur. Askush nuk besonte se Portugalia mund të arrinte në finale, por ne ja dolëm. Dhe kjo më bën të ndihem krenar dhe të përgatitem tashmë për një të dielë të mbushur plot me ëndrra”.

Në fund të sfidës, Ronaldo u pa teksa pati dhe një bashkëbisedim, përmbajta e të cilit ka krijuar jo pak kuriozitet: “Ne patëm një bisedë normale, të cilën nuk dëshroj gjithsesi ta bëj publike. Nuk kishte dicka të vecantë, thjesht e përgëzova për mënyrën sesi ai dhe skuadra e tij kanë luajtur në këtë Europian. Kanë arritur dicka madhështore dhe ndaj i urova fat”.ssport

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here