Skandali, kështu ndaloi Rinasi uljen e avionit të Rita Orës në Shqipëri

Politikë

berishaaaIsh-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar faktin se aeroporti i Rinasit, nuk ka lejuar uljen e avionit te kengetares Rita Ora ne Shqiperi.

Ne nje postim ne faqen e tij zyrtare, Berisha shkruan:

Nje skandal i ri!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nje akt tjeter i turpshem, aeroporti i Rinasit, nje shpartalline, nuk pranon uljen e avionit te Rita Ores!

Te dashur miq, ne kete vend, te cilin qeveria e ka shnderruar ne nje protektorat krimi, ndodh si ne asnje vend tjeter ne bote qe te mos pranohet ulja e avionit te Rita Ores, kengetares se famshme dhe ambasadores brillante te kombit shqiptar ne mbare boten, ne nje kohe me kushte meterologjike ideale, trafik ajror zero.

Kjo deshmon se ky aeroport, qe vetem nje jave me pare u pushtua per kohe te tere nga terroriste te eurove eshte nje shpartalline e vertet.

Refuzimi i uljes se avionit te Rita Ores, kengetares shqiptare me fame boterore, qe do te vinte te bashkohej me Chris Brawn ne nje koncert ne Durres eshte nje deshmi e shemtuar e mosfunksionimit te shtetit, institucioneve te tij pergjegjese per fluturimet ne aeroportin e vetem civil te vendit! sb

ME TE LEXUARAT