Risia e Facebook, mendon për profilet e përdoruesve edhe pasi të vdesin

Teknologji

facebook2015Çfarë ndodh me llogarinë e një përdoruesi në Facebook pasi ai vdes?. Një pytje kjo që shumë prej nesh kërkojnë të gjejnë një përgjigje e që tashmë rrjeti social Facebook e ka. Ai do të lejojë përdoruesit që të zgjedhin personin që ata duan të menaxhojë profilin e tyre pasi ata të vdesin.

Facebook zbuloi veçori 'kontakti i privatësisë', i cili shfaqet në menunë e konfigurimeve të sigurisë, ku ju mund të zgjidhni një mik në Facebook, i cili do të mund të kontrollojë disa aspekte të faqes tuaj, si fotot tuaj të profilit apo të kopertinës, pasi të vdisni.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një mënyë tjetër që facebook mundëson është dhe fakti se përdoruesi mund të zgjedhë të fshijë llogarinë e tij pasi të largohen nga kjo jetë.

Rrjeti social ka aktualisht një sistem memorial, ku njerëzit i bëjnë të ditur Facebook-ut kur dikush është larguar nga jeta. Sapo Facebook të verifikojë se personi ka vdekur, zakonisht nëpërmjet një lajmërimi vdekjeje, llogaria bëhet përkujtuese.

Llogaritë përkujtuese nuk shfaqen në sugjerimet e miqve, reklamat ose faqet publike në Facebook.

ME TE LEXUARAT