Risia, ja sa ekipe pjesëmarrëse do të ketë “Botërori 2026”

Kliko per me shume info

infantinoPresidenti i FIFA-s, Xhani Infantino pranoi se Botërori do të bëhet me 40 skuadra.
Propozimin e ngritur që në momentin që mori drejtimin e FIFA-s, numri 1 i futbollit botëror e konfirmoi dhe gjatë vizitës së tij në Abuja.

Sipas Infantinos, kjo ide mund të vihet në zbatim në Botërorin e vitit 2026, duke qenë se ato të 2018 dhe 2022 janë përcaktuar tashmë.
Ajo e Infantinos ishte gjithashtu dhe një lëvizje politike teksa konfirmoi në Nigeri se dy nga 8 skuadrat që do të shtohen në numrin e pjesëmarrëseve në këtë kompeticion do të vijnë nga kontinenti afrikan.
Për herë të fundit numri i ekipeve pjesëmarrëse u rrit në Botërorin e Francë 1998, teksa u bë nga 24 në 32, por tashmë në të ardhmen mund të kemi një Botëror me 40 ekipe.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here