Trajneri i ri i rrëmben zemrën, Ribery: Ancelotti një trajner i madh

Sport

ribery“Një trajner i madh”…kështu është shprehur Franck Ribéry për teknikun e ri të Bayern Munich, Carlo Ancelotti, duke theksuar se ka marrë mbështetjen e tij që prej ardhjes në krye të ekipit të italianit këtë verë.

Në një intervistë për Kicker, 33-vjeçari u shpreh se “që prej ardhjes së Carlo Ancelotti, unë kam ndjerë mbështetjen e tij”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ekipi i Bayern Munich ka shkuar të hënën drejt SHBA, ku do të ndeshet të martën me AC Milan në një miqësore.

“Është një trajner i madh. Unë besoj tek njerëzit si ai, Jupp Heynckes apo Ottmar Hitzfeld”, theksoi ai duke iu referuar Ancelotti, duke evituar që të përmendte ish-trajnerin e tij të Bayern, Pep Guardiola, që ka shkuar në krye të Manchester City, me të cilin nuk ka patur marrëdhënie të mira.

ME TE LEXUARAT