Replika ne Parlament, Rama: Urime për fitoren! Berisha: Do përfundosh si…

Kliko per me shume info

rama-berishaNuk ka kaluar pa replika seanca e fundit parlamentare, ku kryeministri Edi Rama dhe ish-kreu i qeverisë Berisha “thumbuan” njëri-tjetrin sa i takon miratimit të reformës në drejtësi.

Rama: Je tamam si ata dëshmitarët e rremë që përgatiteshin që mos i kapte gjykata. Dhe mirë ke bërë se si dihet se ku do jesh dëshmitar në të ardhmen. Sa i takon kësaj partisë së dytë, tëndes, atij djalit që ke lënë roje, ose jepi lirinë ose…Urime për fitoren!

Kliko per me shume info

Berisha: Së pari i bëj thirrje prokurorit të Përgjithshëm të hetojë, se ti pasi i humbe të gjitha ke filluar të thërrasësh prokurorë në zyrë duke u thënë se do t’i emërosh anëtarë të SPAK-ut. Prandaj dhe Ponta kështu i emëroi dhe përfundoi atje ku përfundoi. Me vendimin tënd për të shpallur ditë pushimi ditën e sotme, që mediat të lidhin me një ngjarje tënden, edhe unë i uroj 100 vjet djalit! Por ky është akt fyes. Rama: Fakti që në ditë pushimi ti bëre fjalim me shkrim, tregon se sa i lumtur je që kaloi reforma. Siç kam thënë ashtu do bëhet. Do ta shikosh se si prokurorët dhe gjykatësit do ikin atje ku e kanë vendit. Të tjerat ia lëmë kohës Sali, përgatitu për më shumë fjalime me shkrim.

Berisha: Edvin, përgatitu mirë, se të garantoj se do përfundosh atje ku është miku yt Ponta. Se ai ka 1/100 e krimeve të tua. Ndaj je i pashpresë.

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here