Reforma, Rama flet për presione dhe thumbon Metën “ai është në mes”

Kliko per me shume info

rama-reformeKryeministri Edi Rama, ka folur në ceremoninë e organizuar me rastin e miratimit të reformës në drejtësi ku ka vlerësuar ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së duke i quajtur “engjëllit” mbrojtës të kësaj reforme.

Ai ka sqaruar edhe arsyet se pse kjo reformë u miratua me 140 vota.
“Reforma u votua me 100% të votave të deputetëve falë tre faktorëve themelorë:
Së pari presioni i vullnetit popullor me bashkëpunimin e shumicën qeverisëse

Kliko per me shume info

Së dyti presioni i pazakonshëm i aleatëve strategjikë ndaj një blloku antireformë

Dhe së treti kurajo e atyre brenda bllokut.

Mirënjohje të gjithëve dhe shumë faleminderit për një proces që vazhdon, por me një sukses që premton shumë”, tha Rama.

Sfida e radhës për kryeministrin tani është zbatimi i reformës dhe miratimi i ligjeve që e shoqërojnë.

“Reformë pa betejë nuk ka. Unë hyja te një pakicë e vogël optimistësh që besoja te miratimin e kësaj reforme pas më shumë se 25 vitesh. Pas 21 korrikut hyj te shumica e shqiptarëve se këtë reformë nuk e ndal dot më asgjë dhe askush”, tha Rama.

Kryeministri në fund nuk kurseu dhe një “thumbim” për aleatin e tij në qeveri, Ilir Metën lidhur me datën e miratimit të ligjit të reformës në drejtësi.

“Them 21 korrikut se Berisha thotë 22 korriku, kurse Kryetari i Kuvendi i referohet si mesnata e 21 dhe 22 korrikut”, tha Rama.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here