Reforma kaloi! Rroftë reforma! – Koment

Kliko per me shume info

reformaaaNga Marlin Muca
Përtëj histerisë së optimizmit që politika u mundua t`i përcojë popullit ditën kur  reforma kaloi pas shumë e shumë ngërcesh burokratikë dhe politikë, ja vlen të përmendet fakti se  pjesa përmbajtësore kësaj reforme mbetet akoma e errët për një pjesë të mirë të publikut.  Mënyra se si na u servir kjo reformë, i përngjan dhuratës së panjohur që të rriturit i bëjnë fëmijëve,për t“u mbushur mendjen së gjithcka bëhet në të mirën e tyrë, kur në fakt jane vetë të rriturit qe shpeshherë nuk dinë se c`bëjnë.  Për t`u përmendur është fakti, se trecereku i deputetëve ishin të paaftë për të njohur teknikalitet e reformës, një paaftësi që fatkeqësisht u transmetua poshtë,tek një popull kaq shumë i fokusuar tek intriga politike, duke lëne keshtu mënjanë të vërtetën që kjo intrigë mbulonte. E vërteta është kjo: Reforma po përdoret për të cimentuar një pushtet ku pozita dhe opozita nuk ndajnë qëndrimë të kundërta ideologjike por perkundrazi, fitojne konturet e një kaste sunduese, të aftë për cdo makinacion ne emer te mosshembjes se mureve te një mirazhi politico-social.
Në vazhdën e një mjegulle të tillë burokratike, shqiptarët fituan dy koncepte në lidhje me drëjtesinë ë rë të rëformuar.  Koncepti i parë është biblik. Padrejtësia sistemorë e këtyre 25 viteve të fundit ka krijuar një ngerc të vërtëtë psikik në këtë shoqëri ku faji, edhe pse mbetet jëtim lihet në dorë të ditës së gjyqit të fundëm, pra të një të ardhmeje të papërcaktuar, dhë gjithmonë në varësi të  një qëniejë hyjnore,tregues kjo ë paaftësisë dhë frikës së frymorëvë për dënuar individuliasht një padrejtësi, të cfarëdolloj niveli të jetë ajo.
Koncepti i dytë ka të bëjë më trashëgiminë historikë që diktatura hoxhiste  i ka lënë brezave të shekulllit të 21, duke i atribuar paragjykime,frikëra si dhe një sens të topitur dhë njekohesisht të orientuar drejtësië që drejtohët ndaj atyre që shpëtojnë nga Olimpi i paprekshmërisë politike dhe zbret në abisin shekullor ku jetojmë të gjithë. I akuzuari i gjyqësisë popullorë, akuzohet gjithcka dhë për asgjë,ai nuk ka të drëjtën e një avokati sepse shoqëria është e paaftë të plazmojë një  mendim ndryshe në kuadrin e zemëratës popullore.  Ai është i destinuar të shqyhet egërsisht  nga turmat e babëzitura për mish mëkatarësh, që presin ethshëm përgjakjen e përëndivë. Pikërisht këto dy koncepte kanë krijuar një pamundësi gjykimi. Kjo pamundësi gjykimi përkthehet në robëri ndaj shenjës më të parë të një rëforme në drejtësi. Një reformë e gënjeshtërt.
Kjo reformë nuk do na bëjë më të pasur,nuk do burgosë politikanët harpagonë,as nuk do clirojnë nga prangat të mjerët e arrëstuar për energjine elektrike. Ajo do te jete zgjatim i agonise institucionale dhe shoqerore, e bojatisur me nevojen per me shume reforma dhe per m shume nderhyrje te nderkombetareve . Reforma do të shërbëjë  për të ushqyer me fashikuj te perbera nga nenet shqiptarët e drobitur nga realiteti.  Shpresa enatyrshme që lind pas një revolucioni të tillë burokratik do të vazhdojë të topisë ndërgjegjien qytetare e cila nuk ka nevojë të marshojë rrugevë dhë shesheve, sepse janë patericat e pushtetit që e drejtojnë atë sipas interesave meskine  politike.
Prandaj gëzohuni! Reforma kaloi !Rroftë reforma!

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here